Aksident mes një veture dhe një autobusi në autostradën Tetovë-Shkup, humbin jetën tre persona (Video)
Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë konfirmojnë se tre persona kanë humbur jetës si pasojë e aksidentit mes një veture Opel dhe një autobusi në autostradën Tetovë-Shkup.
Detajet nga SPB-Tetovë:
Sot (31.07) në orën 15:45, në SPB Tetovë, është raportuar se në autostradën Tetovë-Shkup në kryqëzimin “veri”, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh “Opel Astra” me targa të Tetovës, i drejtuar nga T.I. (59) nga Tetova dhe një autobusi “Man” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Sh.D. (62) nga Tetova. Në aksident kanë humbë jetën shoferi dhe pasagjerët I.I. (55) dhe Z.M. (71) nga Tetova, ndërsa pasagjeri R.I. nga Tetova ka pësuar lëndime trupore dhe do të mbahet nën vëzhgim në Spitalin Klinik të Tetovës. Është duke u kryer inspektimi në vendngjarje, të cilin po e ndërmarrin Prokurori Publik Kujdestar dhe Ekipi Inspektues nga SPB Tetovë.
VIDEO nga vendi i ngjarjes