Mickoski: Janë përgjysmuar tarifat doganore të SHBA-së për Maqedoninë, vazhdojmë bisedimet
Kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë një vizite në Klinikën e rinovuar për vesh, hundë dhe fyt në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza”, në pyetje gazetareske në lidhje me tarifat e reja nga SHBA-ja për Maqedoninë prej 15 për qind, shprehu kënaqësi që ajo është në grupin e vendeve si Norvegjia, Izraeli dhe BE-ja, por edhe paralajmëroi vazhdimin e bisedimeve pas të cilave pret një ulje të re.
Nga ajo që patë nga kumtesa e Kabinetit të Presidentit Donald Trump, kjo është vetëm faza e parë – nuk është marrëveshje, sepse ai tha se deri më 1 gusht do t’i shpall tarifat e reja – ose më saktë, ato nuk janë tarifa, por marzhe tregtare, t’i quaj ashtu. Ne kemi ulje nga 33% në 15%, negociatat po vazhdojnë, dhe për momentin ndodhemi në një pause kushtimisht thënë. Menjëherë pas pushimeve vjetore që do t’i shfrytëzojnë si administrata në kabinetin e Presidentit Trump, ashtu edhe zyra e përfaqësuesit tregtar të SHBA-së, por edhe njerëzit tanë në ministritë dhe institucionet përkatëse, pres që në gjysmën e dytë të gushtit të vazhdojmë me negociatat. Pres që të shkojmë edhe më poshtë. Në fqinjësi, nga ajo që u njoftua, është Serbia me 35%, Bosnja dhe Hercegovina me 30%, Zvicra me 39% dhe ne, si Maqedoni, jemi në të njëjtin grup me Izraelin, Norvegjinë, BE-në, dhe dua të falënderoj SHBA-në në këtë fazë të parë për korrigjimin e tarifës nga 33% në 15%, ne vazhdojmë të negociojmë dhe jam optimist se do të shkojmë edhe më poshtë”, shtoi kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigje të pyetjes gazetareske gjatë një vizite në Klinikën e rindërtuar për vesh, hundë dhe fyt.