MaqedoniTop Lajme

BDI: 2.500 mashtrimet e VLEN dhe përjashtimi i shqiptarëve nga institucionet

Shpërndaje

VLEN mashtroi kur premtoi 2.500 punësime. Realiteti është krejt tjetër: me qindra shqiptarë u larguan nga puna, ndërsa punësimet e reja mund të numërohen në gishta për ndonjë familjar të ndonjërit nga krerët e VLEN-it. Premtimet e tyre u bënë objekt talljeje, aq sa edhe ministri Minçev, e quajti këtë premtim të Izet Mexhitit “Liza në botën e çudirave”, duke i nxjerrë zbuluar në çdo gënjeshtër dhe duke i turpëruar publikisht.

Para kësaj, Minçev publikisht pranoi se shqiptarët i kanë zvogëluar në përllogaritje, nga 29,5% në vetëm 24,3%, madje më pak se në vitin 2002 kur ishin 25,17%. Dhe pas këtij manipulimi, VMRO realizoi premtimin parazgjedhor: shfuqizimin e balancuesit. Ata e instrumentalizuan Gjykatën Kushtetuese dhe e hoqën këtë mekanizëm, duke shkelur Kushtetutën, Amendamentin VI që garanton përfaqësimin e drejtë dhe adekuat si vlerë kushtetuese.

Pa balancues, shqiptarët u shndërruan në zero në institucionet shtetërore. Shumë institucione shpallën si të padëshiruar shqiptarët. Nuk ka asnjë mekanizëm kontrolli. Premtimet për motrat medicinale në Tetovë u zhdukën pa gjurmë, ligji nuk shihet askund dhe Mickoski ua mbyll gojën publikisht partnerëve të tij shqiptarë sa herë që duan të flasin për punësime. Dhe ata heshtin. Vazhdojnë të heshtin.

BDI denoncon mashtrimet e VLEN-it dhe kërkon llogari për çdo vend pune të premtuar dhe të humbur, duke shkelur Kushtetutën. Shqiptarët meritojnë punësim, përfaqësim dhe dinjitet, jo manipulime dhe fshirje nga institucionet. Shtetin mund ta ndërtojmë vetëm bashkë, pa trajtim diferencial ndaj asnjë komuniteti.