Kronikë e zezëMaqedoni

Ndërron jetë Dr.Aliriza Osmani – Doktori i UÇK-së

Shpërndaje

Pas një sëmundje të shkurtër, sot ka ndërruar jetë dr.Aliriza Osmani, i njohur gjerësisht si “dr.Alushi” dhe “Doktori i UÇK-së”.

Dr.Aliriza Osmani ka lindur në Kumanovë, në një familje patriotësh dhe intelektualësh, ndërsa bashkë me vëllain dhe familjarë tjerë, në vitin 2001, i ishte bashkangjitur Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ndërsa ka punuar si pjesë e ekipit të mjekëve në shërimin e plagëve të ushtarëve të UÇK-së dhe civilëve të plagosur në luftën e fshatrave të Komunës së Likovës.

Së fundi, ka punuar në Institutin e Shëndetit Publik në Shkup. I ndjeri varroset sot, me namazin e akshamit në varrezat e qytetit në Kumanovë./koha