Bota

Trump: Kievi nuk mund ta rimarrë Krimenë dhe nuk mund të hyjë në NATO

Shpërndaje

“Presidenti ukrainas Zelensky mund ta përfundojë luftën me Rusinë pothuajse menjëherë, nëse dëshiron, ose mund të vazhdojë të luftojë.”

Kështu shkruan Donald Trump në rrjetin e tij Truth, vetëm pak orë para takimit me liderin e Kievit dhe ata europianë:

“Mos harroni si nisi gjithçka. Krimea, e dhënë nga Obama (12 vite më parë, pa u qëlluar asnjë plumb!), nuk mund të merret më mbrapsht, dhe Ukraina nuk mund të hyjë në NATO.

Disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë!”