MaqedoniTop Lajme

Qeveria mori vendim për fillimin e aktiviteteve për vendosje të Qendrës resurse për mbështetje të zhvillimit të komunave

Shpërndaje

Në seancën e sotme të Qeverisë me propozim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale është miratuar Informacioni për fillimin e aktiviteteve për vendosje të Qendrës resurse për mbështetje të zhvillimit të komunave.

Siç thekson në komunikatën e pres-shërbimit qeveritar, për këtë qëllim, Qeveria e Konfederatës së Zvicrës, e prezantuar nga Departamentin federal për punë të jashtme, përmes Ambasadës së Zvicrës, Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (Ambasada zvicerane) dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e prezantuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale (MVL) do të nënshkruajnë aneks 4 të Marrëveshjes për zbatimin e Projektit “Zhvillim i qëndrueshëm dhe inkluziv i barabartë rajonal – faza 2”.

Qendra resurse për mbështetjen e komunave do të konceptohet si një mekanizëm institucional që do të mundësojë mbështetje afatgjatë, të qëndrueshme dhe profesionale për komunat në Maqedoni, duke ofruar shërbime të specializuara në fushën e menaxhimit administrativ, planifikimit strategjik të zhvillimit lokal/rajonal, përgatitjes së dokumentacionit teknik dhe planifikimit kapital, planifikimit dhe menaxhimit financiar, ekspertizës teknike, forcimit të bashkëpunimit ndërkomunal, përgatitjes së aplikimeve për projekte dhe shfrytëzimit të fondeve nga fondet ndërkombëtare.

Qeveria, siç theksohet, mbetet e përkushtuar për zbatimin e politikave dhe vendimeve të saj në interes të qytetarëve dhe shtetit.

Siç u njoftua më parë, në seancën e sotme të Qeverisë, me propozim të Trupit koordinues për monitorimin e procedurave për ndjekje të Arbitrazhit, u miratua informacioni që përcaktonte se pretendimet kundër shtetit në rastin e njohur si KAZANDOL janë refuzuar plotësisht, duke kursyer kështu fondet buxhetore të qytetarëve në shumë të përgjithshme prej 115.000,000 eurove.

Tribunali i Arbitrazhit mori aktvendim më 21 korrik të viti t2025, duke konstatuar se të gjitha pretendimet ishin të pabazuara dhe i hodhi poshtë ato në tërësi.