BDI në mbështetje të TS: “Liria e mediva është shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike”
Liria e mediva është shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike.
Kjo liri, nuk po respektohet nga pushteti aktual, që nga fillimi i mandatit të qeverie e deri më sot kemi parë shumë raste kur janë kërcënuar gazetarët dhe u është bërë presion për punën e tyre.
I tillë ishte rasti edhe sot kur policia ka tentuar, pa autorizim të prokurorit, të konfiskojë celularin e gazetarit për interesa klanore dhe familjare të pushtetarëve.
Ju bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që të respektojnë lirinë e mediave dhe punën e gazetarëve.
Le të jetë ky rast i fundit i shkeljes flagrante të të drejtave të garantuara të gazetarit dhe medias ku ai punon.