Maqedoni

Aliu: Mjekët e mjekësisë familjare kanë rëndësi thelbësore në sistem, së bashku jemi të fokusuar në avancimin e shëndetësisë elektronike

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot zhvilloi një takim pune me kryetarin e Shoqatës së Mjekëve të Mjekësisë Familjare (ZLOM), dr. Dragan Gjorgjievski dhe me përfaqësues të Shoqatës, ku u diskutua për disa tema aktuale, me fokus në avancimin e shëndetësisë elektronike dhe mundësinë e heqjes së kartonit në letër.

– Mjekët e mjekësisë familjare kanë rëndësi thelbësore për parandalimin, zbulimin e hershëm të sëmundjeve dhe ndjekjen e vazhdueshme të shëndetit të pacientëve. Në takimin e sotëm diskutuam për mënyra të ndryshme për të stimuluar mjekët familjarë për hapjen e ordinancave të reja, si dhe për mbrojtjen e vazhdueshme shëndetësore në vendbanimet më të vogla. Në këtë drejtim, po punojmë intensivisht në ndryshimin e 12 ligjeve, përfshirë digjitalizimin dhe përmirësimin e sistemit kombëtar Termini im , me qëllim avancimin e sistemit shëndetësor dhe optimizimin e shëndetësisë në Maqedoni, theksoi ministri Aliu.