RajoniTop Lajme

Rama sulmon sërish gjykatësin Balliu: As 10 minuta nuk i janë dashur që t’i dalë kundër shtetit

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri për çështjen e lirimit nga konfiskimi të një pallati pa leje, që do shërbente për zyrat e reja të Kadastrës në Tiranë.

Ai shprehet se gjyqtari Hazbi Balliu, për të cilin ka rëndësi vetëm fakti që te zyrat e vjetra të ASHK-it nuk ka pasur viktima deri tani, i janë dashur vetëm 10 minuta për ta marrë vendimin në favor të palës paditëse që i ishte konfiskuar. Madje kryeministri shprehet se ndërkohë materialet që iu vunë në dispozicion për shqyrtim magjistratit, kërkonin të paktën 9 minuta kohë.

“As 10 minuta nuk i janë dashur gjykatësit Balliu që t’i dalë kundër shtetit dhe të marrë anën e paditësve që kanë bërë një pallat të tërë pa leje, i cili u konfiskua si i tillë e iu dha Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Materialet që institucionet i vunë në dispozicion Balliut duan shumë më tepër se 9 minuta të lexohen, por natyrisht që gjykatësi as nuk i ka lexuar sepse i ka mjaftuar fakti që në godinën e vjetër të ASHK, e cila është bërë e pasigurtë nga tërmeti nuk ka pasur asnjë viktimë dhe kësisoj puna sipas tij mund të vazhdonte nën tavanët që binin, ndërsa pallatin pa leje shohim e bëjmë…”-shkruan Rama.