Arrestohen dy persona të dyshuar për ‘’Fajde” në Prishtinë
Prishtinë, më 20 gusht 2025
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas zhvillimit të veprimeve hetimore ne bashkëpunim me PTH-Prishtinë, sot me datë 20.08.2025 ka realizuar operacionin policor nën dyshimin për veprën penale “Fajde” ku ka arrestuar personat e dyshuar B.F., (1977) A.F., (1986) B.B., (1985).
Të dyshuarit me veprimet e tyre në vazhdimësi kanë detyruar viktimën të paguaj shuma të ndryshme të parave si interes për fajde, po ashtu ne emër te kamatave të fajdesë përmes formave të ndryshme të presionit kanë kërkuar nga viktima marrjen e njësive banesore qe janë ne ndërtim ku viktima është pronar i tyre.
I dyshuari B.F., është arrestuar ne flagrancë duke i pranuar paratë si interes nga fajdeja, ndërsa i dyshuari A.F. është arrestuar në vendbanimin e tij, kurse i dyshuari B.B., nuk është hasur në shtëpinë e tij, të njëjtit i është lënë ftesë për paraqitje në polici.
Me urdhëresë nga gjykata janë kontrolluar tri vendbanimet e të dyshuarve me ç ’rast janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve.
Ndaj dy të dyshuarve B.F., A.F., Prokurori i Shtetit PTH-Prishtinë ka lëshuar aktvendim për ndalim.