MaqedoniTop Lajme

Arben Fetai: Në Likovë ka nisur ndryshimi, banorët duan kryetar të popullit, jo të xhepit

Shpërndaje

Sonte në Sllupçan, në zemër të Likovës, zv.kryeministri, Arben Fetai hapi zyrtarisht Shtabin e Fitores për kandidatin e VLEN-it, Nexhmedin Sadikun.

Në fjalën e tij, Fetai theksoi se qytetarët e Likovës kanë folur qartë kundër mashtrimeve të pushtetit aktual dhe kanë shprehur vullnet për ndryshim.

Fjalimi i plote:

Sonte në Sllupçan, në zemër të Likovës, hapëm Shtabin e Fitores për Nexhmedin Sadikun.
Likova foli. Mashtrimet nuk pinë më ujë. Ky popull tha mjaft!
Ndryshimi ka nisur dhe nuk ndalet më.
Likova do kryetar të popullit, jo kryetar të xhepit.
BDI ka marrë fund. Përpjekja e tyre e fundit ishte të rikthehen në pushtet përmes Arben Taravarit dhe disa shokëve tanë që u shitën te Ali Ahmeti, por as kjo nuk ju kaloi.
Koha e tyre ka mbaruar. Ka filluar koha jonë, koha e banorëve të Hotlës, Likovës, Llojanit, Mateçit, Nikushtakut, Opajës, Orizares, Ropalcës, Vishticës, dhe Vaksincës.
Besoj te kjo kauzë, besoj te Nexhmedin Sadiku.
VLEN-i ka Nexhën.
Nexha ka Likovën.