MaqedoniTop Lajme

Fetai: Sot, deponia famëkeqe e Nikushtakut u mbyll përfundimisht.

Shpërndaje

Për 24 vite, kjo deponi ka ndotur mjedisin, ka dëmtuar shëndetin e banorëve të fshatrave Nikushtak, Haraçinë, Grushinë dhe Orllancë, si dhe ka shëmtuar pamjen e komunës së Likovës.

Toka, uji dhe ajri janë helmuar vazhdimisht, ndërsa zjarret e shpeshta, pothuajse javore, në këtë deponi pranë rrugës rajonale Likovë-Kumanovë-Shkup, kanë lëshuar tym helmues, duke rrezikuar edhe sigurinë e udhëtarëve, madje deri në fatalitete.

Për dy dekada, BDI-ja, që ka mbajtur pushtetin qendror dhe lokal në këtë zonë, nuk ka treguar asnjë përkushtim për të zgjidhur këtë problem, pavarësisht premtimeve të përsëritura në fushata zgjedhore.
Kujtojmë, BDI ka pasur edhe ministër të ambientit jetësor pikërisht nga kjo zonë, dhe atë ish nënkryetarin e partisë dhe ish kryetar i komunës së Likovës – Sadulla Durakun, edhe asnjë hap konkret nuk është ndërmarrë në këtë drejtim, hap që është në dobi të qytetarëve.

Qeveria VLEN mbrenda një viti, mbyll përgjithmon këtë deponi të egër.
Ky kapitull i errët tashmë i përket historisë. Zona do të sanohet dhe gjelbërohet, duke u kthyer në harmoni me bukuritë natyrore përreth. Ne jemi këtu për qytetarët dhe për të mirën e tyre!

Zv.kryeministri, Arben Fetai