Tensione mes Francës e SHBA, çështja e Palestinës përplas Uashingtonin me Parisin
Çështja e shtetit palestinez ka nxitur tensione mes Uashingtonit e Parisit. Ambasadori amerikan në Francë i kishte dërguar një letër Presidentit francez Macron ku i kërkonte që shteti i tij të bënte më shumë për të luftuar antisemitizmin.
Letra nuk u prit mirë nga shefi i Elizesë, ndërsa këtë të hënë ministria e Jashtme ka thirrur ambasadorin amerikan dhe ka deklaruar se akuzat e tij janë të papranueshme.
“Franca i hedh poshtë akuzat nga Kushner dhe autoritetet franceze janë plotësisht të mobilizuara për të luftuar rritjen e akteve të antisemitizmit që nga sulmi i Hamasit Në izrael më 7 tetor 2023”, thuhej në deklaratën e ministries.
Nga ana tjetër në letrën e ambasadorit amerikan Kushner, i cili është edhe babai i dhëndrit të Trump, shkruhej se deklaratat publike që qortojnë Izraelin dhe gjestet drejt njohjes së shtetit palestinez u japin guxim ekstremistëve, nxisin dhunë dhe rrezikojnë jetën hebraike në Francë.
Përplasja vjen pas refuzimit nga Macron javën e kaluar të akuzave të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu se vendimi i Francës për të njohur shtetin palestinez po nxit antisemitizmin./vizionplus.tv