RajoniTop Lajme

Dogana sekuestron cigare, duhan e produkte ushqimore të kontrabanduara në Mitrovicë e Prishtinë

Shpërndaje

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot Njësitë Antikontrabandë kanë zhvilluar aksione në lokacione të ndryshme, një në Mitrovicë dhe një në Prishtinë, pas pranimit të informatave nga qytetarët për prezencë të mallrave të kontrabanduara.

Gjatë kontrolleve siç thuhet, janë sekuestruar: 58 kuti me cigare të markës Heets, 9 kilogramë duhan i grirë, 98 pako me produkte ushqimore të llojit pashteta.

Në njoftimin në Facebook, Dogana e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim dhe ka ftuar që çdo informacion i dyshimtë të vazhdojë të raportohet përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.