MaqedoniTop Lajme

Arben Fetai në Runicë: Me fitoren tonë do t’i kthejmë dinjitetin dhe zhvillimin malësisë së Likovës

Shpërndaje

Zv.kryeministri Arben Fetai, së bashku me shefin e shtabit komunal Bekim Afuzi, vizitoi sot fshatin Runicë, ku u takua me banorët e kësaj zone malore të lënë pas dore nga qeverisja e deritanishme e BDI-së. Fetai theksoi se me fitoren e VLEN-it në Likovë, komuna dhe qeveria do të investojnë në fshatrat malore njësoj si në vendbanimet e tjera, duke sjellë dinjitet, infrastrukturë dhe zhvillim për banorët. Një ndër veprimet e para, tha ai, do të jetë shtrimi i rrugës Sllupçan–Runicë dhe pastrimi i deponisë së egër përgjatë këtij aksi komunal.

Postimi nga Fetai:

Sot, së bashku me shefin e shtabit komunal, Bekim Afuzi, vizituam fshatin Runicë, ku patëm nderin të takohemi me banorët e kësaj zone malore, të lënë në harresë nga BDI. U zotuam se me fitoren tonë në Likovë, komuna dhe qeveria do të investojnë në fshatrat malore, ashtu si në të gjitha vendbanimet e tjera, për të sjellë dinjitet dhe zhvillim.
Një nga veprimet tona të para do të jetë shtrimi i rrugës Sllupçan-Runicë, si dhe pastrimi i deponisë së egër përgjatë këtij aksi komunal, për t’i dhënë frymë malësisë.

Sot, pas një vizite në fshatin Runicë të komunës së Likovës ku takova banorët e kësaj zone malore të lënë në harresë nga BDI, u ndala mbi urën e vjetër që gjyshi im, Elmi Fetai, ia dhuroi këtij komuniteti më shumë se gjysmë shekulli më parë.
Humanizmi është si një pemë që mbillet sot por jep fruta për breza me radhë, duke na kujtuar se mirësia e vërtetë jeton përtej kohës.