MaqedoniTop Lajme

Sulejmani: Nga Leshnica fillon zbulimi i së vërtetës!

Shpërndaje

Kandidati për Kryetar të Komunës së Zhelinës, Emir Sulejmani – përmes një statusi në facebook ka reaguar ashpër ndaj pushtetit aktual me një mesazh të qartë: mjaft me mashtrime, mjaft me keqpërdorime, mjaft me një pushtet që për 8 vite me radhë e ka braktisur dhe fyer qytetarin, njofton albazone media.

Reagimi i plotë:

Nga Leshnica fillon zbulimi i së vërtetës!
Të nderuar qytetarë,
Sot nuk flas thjesht si kandidat për Komunën e Zhelinës, por si zëri banorëve të zhgënjyer, të fyer dhe të mashtruar për tetë vite rresht nga një pushtet i paaftë dhe arrogant.
Sot flas për të vërtetën!
Kjo udhëheqësi në ikje, e ka braktisur këtë komunë.
Për tetë vite, nuk shkelën asnjëherë në Leshnicë të Poshtme, përveç kur afrohen zgjedhjet!
Banorët e Leshnicës janë detyruar të paguajnë mijëra euro nga xhepat e tyre, vetëm që komuna të fillonte punimet për kanalizim një shërbim që është detyrim ligjor i pushtetit lokal!
Ku janë ato para?
Pse s’ka transparencë?
Kush përfitoi?
Kjo është abuzim financiar dhe shkelje e rëndë e detyrës zyrtare, që kërkon hetim të menjëhershëm nga Policia Financiare dhe Prokuroria.
Jo vetëm kaq edhe ndërmarrja publike, që paguhet për pastrim, ua merr rregullisht paratë banorëve, ndërsa rrugët nuk janë pastruar asnjëherë!
Ky pushtet në ikje nuk përfaqëson askënd, përveç klientelës së tij politike.
✅ Plani im është i qartë:
Kanalizimi, do të vazhdon pa asnjë pagesë shtesë nga qytetarët
Paratë e vjedhura do t’ju kthehen qytetarëve
Çdo denar publik do të jetë transparent
Ndërmarrja publike në shërbim të qytetarëve, jo si arkë vjedhjeje
Do të jem i pranishëm në çdo fshat, çdo lagje, çdo komunitet, çdo ditë, jo vetëm në zgjedhje!
Qytetarë të nderuar,
Me 19 tetor keni një mundësi historike për ta ndalur këtë mashtrim 8-vjeçar.
Mos votoni për ata që ju përçmojnë, që ju kujtohen vetëm kur kanë nevojë për ju.
Votoni për dinjitetin tuaj.
Votoni për ndryshim të vërtetë.
#ZhelinaNdryshe
#DrejtësiPërQytetarin
#19TetoriReferendum