Trumpi i jep Hamasit afat deri të dielën për ta pranuar planin për Gazën
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka dhënë Hamasit afat deri të dielën në mbrëmje për ta pranuar planin e tij për të ardhmen e Gazës, duke e paralajmëruar se “do të shpërthejë gjithë ferri” për të, nëse s’e pranon.
Hamasi është grup militant palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE.
“Duhet të arrihet një marrëveshje me Hamasin deri të dielën në mbrëmje në orën gjashtë [18:00], sipas kohës së Uashingtonit”, shkroi Trumpi të premten në rrjetet sociale.
“Çdo vend është pajtuar! Nëse kjo marrëveshje përfundimtare nuk arrihet, do të shpërthejë ferri kundër Hamasit, ashtu siç askush nuk e ka parë deri më sot”, paralajmëroi Trump.