Mickoski: LSDM zhvillon fushatë të zezë me montime, të mos lejojmë sërish të jenë në pushtet
Qytetarët në zgjedhjet lokale në masë të madhe do ta mbështesin VMRO-DPMNE-në dhe do të votojnë për numrin 9 që Maqedonia të vazhdojë të ndërtojë dhe të zhvillohet, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në tubimin e sotëm në Novaci.
Mickoski theksoi se “kundërshtari politik, LSDM, e filloi këtë fushatë në mënyrë të pazakontë, kundrejt të gjitha teorive dhe praktikave në fushatë, që nga dita e parë me një fushatë të zezë, me montime, me defokus dhe me sulme, më shpesh kundër tij dhe familjes së tij, duke shtuar se nuk ka se çka të pret nga njerëzit që nuk kanë asgjë për të thënë”.
Ai theksoi se nëse nuk do të ishte fushata e zezë, ata nuk do të kishin asgjë për të folur, sepse nuk lanë asgjë të vlefshme nga koha e tyre, përveç krimit dhe korrupsionit dhe pastaj u kujtuan të nxirrnin sloganin se luftuan për vendin e tyre.
Ai potencoi se gjithmonë kur LSDM-ja ka qenë në pushtet kanë ndodhur gabime, si për shembull emri i përkohshëm dhe së fundmi pranimi i ultimatumit nga Bullgaria.
“Kujtoni të kaluarën, kur LSDM ka qenë qeveri në Maqedoni, gjithmonë ndodhnin gabime historike. Kthehuni nga ai emër i përkohshëm në pranimin e ultimatumit bullgar. Le të mos lejojmë që këta njerëz të jenë më kurrë pjesë e qeverisë maqedonase, dhe ne mund ta bëjmë këtë dhe ta konfirmojmë këtë në këto zgjedhje lokale më 19 tetor. Ju bëj thirrje të dilni masivisht dhe të dërgoni një mesazh të fortë si kurrë më parë”, tha Mickoski.
Kandidati për kryetar të Novacit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Stevçe Stevanovski, ndërkohë, iu referua projekteve të realizuara, duke vënë në dukje se ato kryesisht janë realizuar me mbështetjen e Qeverisë.
Fushata zgjedhore e VMRO-DPMNE-së nën sloganin “Zgjedhja e duhur! Njeriu juaj! Vendi juaj! Për të ardhmen tuaj!”, vazhdon sonte në Mogillë dhe Manastii.