MaqedoniTop Lajme

Fetai nga Bogovina: VLEN me NJË ZË për Fetin!

Shpërndaje

Zv.kryeministri Arben Fetai mbrëmë nga Bogovina përcolli mesazhin e qartë të qytetarëve që besojnë në ndryshim të vërtetë, njofton albazone media.

Ai theksoi se Bogovina, për shumë vite e lënë në duart e të korruptuarve, më në fund po zgjohet dhe po e merr fatin në duart e veta me VLEN-in. “Kjo është Bogovina që kërkon drejtësi, barazi dhe dinjitet,” u shpreh Fetai, duke vlerësuar angazhimin e kandidatit për kryetar komune Feti Abazi, me Florim Rakipin, Malsore Ramadanin dhe gjithë ekipin që punojnë me përkushtim për një të ardhme më të mirë. “Ne nuk premtojmë boshe – ne veprojmë me besë dhe përgjegjësi,” theksoi Fetai, ndërsa turma e entuziazmuar tregoi qartë: Bogovina beson te puna, jo te korrupsioni.

Postimi i plotë:

Sonte në Bogovinë u ndje fuqishëm fryma e ndryshimit.
Një komunë që për vite ra aksidentalisht në duart e të korruptuarve, tashmë po zgjohet me VLEN-in.
Bogovina kërkon drejtësi, barazi dhe dinjitet, dhe këtë po e gjen te njerëzit e ndershëm e të përkushtuar si Kandidati jonë, arkitekti Feti Abazi me Florim Rakipin e Malsore Ramadanin bashkë me gjithë ekipin.
Sot Bogovina po tregon se beson te puna, përgjegjësia dhe fjala e mbajtur, jo te korrupsioni, mashtrimi dhe premtimet boshe.
Përballë kemi një opozitë që s’di çfarë do, s’bën asgjë dhe s’ofron asnjë zgjidhje.
Ne, përkundrazi, po e dëshmojmë çdo ditë se ndryshimi është i mundur, kur punon me qëllim të pastër e me besë ndaj qytetarëve.
Bogovina foli sonte me Një Zë.
VLEN me NJË ZË për Fetin!