MaqedoniTop Lajme

Fetai nga Haraçina: VLEN me NJË ZË për Dautin!

Shpërndaje

Zv.kryeministri Arben Fetai mbrëmë nga Haraçina theksoi se ndryshimi nuk është më fjalë, por vullnet i gjallë i qytetarëve, njofton albazone media.

Një komunë me zemër të madhe, që për vite u mbajt peng nga paaftësia dhe interesat e ngushta, po zgjohet me njerëz të përkushtuar dhe me besim në punë e rezultate. Daut Beqiri dhe Rita Sinani Halimi, tha Fetai, janë fytyra e këtij ndryshimi – përfaqësojnë energjinë e re, përgjegjësinë dhe vizionin e një Haraçine që nuk pranon më manipulime, por kërkon transparencë dhe zhvillim. “Haraçina ka folur qartë,” theksoi ai, “nuk do më premtime, do rezultate. Nuk do më klane, por përfaqësim të ndershëm. VLEN me një zë për Dautin!”

Postimi i plotë:

Sonte Haraçina tregoi se ndryshimi nuk është më fjalë, por vullnet.
Një komunë me zemër të madhe, që për vite u mbajt peng nga paaftësia.
Daut Beqiri dhe Rita Sinani Halimi janë fytyra e një Haraçine që punon, që beson dhe që nuk pranon më të manipulohet.
Ata përfaqësojnë energjinë e re, përgjegjësinë dhe ndryshimin që kjo komunë meriton.
Haraçina ka folur qartë, nuk do më premtime, do rezultate.
Nuk do më interesat e klaneve, por të qytetarëve.
VLEN me NJË ZË për Dautin!