Fetai: Dibra e Madhe me Fisnikun pa ballotazh!
Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka shpërndarë mesazhin e qartë të Dibrës së Madhe: ndryshimi është i pashmangshëm. Dibra krenare e Fisnikut dhe Afrim Kërkutit, me vizionin e tyre për zhvillim e mirëqenie, po ngrihet për të mbyllur kapitullin e ngecjes dhe për të hapur një epokë të re shprese, njofton albazone media.
Sepse Dibra nuk harron – kush e zbraz, kush e ndali përparimin dhe kush e la në harresë.
Më 19 tetor, Dibra do të flasë me Një Zë – për Fisnikun, për Afrimin e Altinën, dhe për të ardhmen që vërtet e meriton.
Postimi nga zv.kryeministri Fetai:
Dibra e Madhe me Fisnikun pa ballotazh!
Dibra krenare e Fisnikut dhe Afrim Kërkutit, me planprogramin e tyre zhvillimor dhe me besimin në ndryshim, ishte bërë gati të mbyllë faqen e zezë të ngecjes dhe të hapë faqen e zhvillimit.
Sepse Dibra nuk harron se kush e shpopulloi, kush e ndali zhvillimin dhe kush e la në vendnumëro.
Më 19 tetor, Dibra do të flasë me Një Zë për Fisnikun, për Afrimin e Altinën dhe për të ardhmen që meriton.