Në Kuvend u prezantua Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Michalis Rokas, ia paraqiti Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2025.
Në takim ishin të ftuar nënkryetarët, koordinatorët e grupeve parlamentare, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit dhe Kabineti i Kryetarit të Kuvendit.
Postimi nga GASHI:
Në Kuvend nga ana e ambasadorit të Bashkimit Europian, Mihalis Rokas, u prezantua Raporti i Komisionit Europian për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky dokument përbën një udhërrëfyes të rëndësishëm për Kuvendin dhe për shtetin në tërësi, në rrugën e përparimit drejt Bashkimit Europian.
Kuvendi do të reflektojë me përkushtim mbi gjetjet e raportit dhe do të vazhdojë të jetë shtylla e reformave dhe e dialogut europian.

