MaqedoniTop Lajme

Emrat përfundimtarë të VLEN-it për përbërjen e re të Qeverisë

Shpërndaje

Bekim Sali do të jetë zv/kryeministër dhe ministër për Eurointegrime, Muhamed Hoxha ministër i Mjedisit, Orhan Murtezani ambasador në Bruksel, dhe Bashkim Bakiu ministër i ri i Shëndetësisë në vend të Azir Aliut, i cili do të bëhet drejtor i Agjencisë për Komunikime Elektronike. Kjo është oferta e partisë VLEN për kryeministrin Hristijan Mickoski për të plotësuar vendet e lira në Qeveri pas zgjedhjeve lokale, pasi Izeti Mexhiti u bë kryetar i Çairit, konfirmuan për “Sloboden Peçat” funksionarë të lartë të VLEN.