MaqedoniTop Lajme

Denion Meidani shpreh ngushëllime për vdekjen e Shpat Kasapit: Lamtumirë, Shpat, lamtumirë shok!

Shpërndaje

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka shprehur dhimbjen e tij pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi.

“Lamtumirë, Shpat, lamtumirë shok! Koha u ndal për ty sot, por muzika jote do të vazhdojë të jetojë,” ka shkruar Meidani.

Vdekja e Shpat Kasapit ka tronditur fansat dhe komunitetin muzikor, ndërsa mesazhet e ngushëllimeve nga figura publike dhe artistë vazhdojnë të mbërrijnë.