MaqedoniTop Lajme

Rektori Fetaji mirëpriti në takim pune drejtorin e institutit për standardizim, Xhevat Kicara

Shpërndaje

Shkup, 27.01.2026 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, priti në një takim pune drejtorin e Institutit për Standardizim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Xhevat Kicara.

Gjatë bisedës u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy institucioneve, me qëllim që studentët dhe stafi UNT-së të jenë në hap me normat dhe standardet më të larta evropiane dhe ndërkombëtare.

Në takim morën pjesë edhe prorektorët Prof. Inor. Dr. Sani Demiri, Prof. Inor. Dr. Fati Iseni, Prof. Inor. Dr. Bujamin Bela dhe Prof. Inor. Dr. Diturije Ismaili në të cilën u bashkëbisedua edhe për integrimin e standardeve vendore dhe ndërkombëtare në zhvillimet kërkimore-shkencore të universitetit.