Abdush Demiri emërohet Nënkryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve
Me 2/3 e votave të deputetëve, Abdush Demiri është zgjedhur sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në pozitën e Nënkryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Demiri thekson se ky është një privilegj dhe një obligim i madh për të shërbyer me paanshmëri, integritet dhe profesionalizëm në mbrojtje të votës së lirë dhe proceseve demokratike në vend.
Njoftimi:
Të nderuar miq, kolegë dhe bashkëqytetarë,
Me përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë, ju njoftoj se sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, jam zgjedhur në pozitën e Nënkryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Ky besim i dhënë me 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit është jo vetëm një privilegj, por mbi të gjitha një obligim i madh për të shërbyer me paanshmëri, integritet dhe profesionalizëm në mbrojtje të votës së lirë dhe proceseve demokratike në vendin tonë.
Zotohem se gjatë mandatit tim do të angazhohem maksimalisht për:
⚖️ Transparencë të plotë në çdo proces zgjedhor.
🛡️ Mbrojtjen e standardeve më të larta ligjore dhe kushtetuese.
🤝 Bashkëpunim konstruktiv me të gjithë aktorët relevantë për të garantuar zgjedhje fer dhe demokratike.
Falënderoj përzemërsisht të gjithë ata që më mbështetën në këtë rrugëtim. Besimi juaj është forca ime për të punuar me nder dhe përkushtim!
Me respekt,

