MaqedoniTop Lajme

Ambasadori shqiptar në Shkup ndan poezinë “Në mundsh”: Mesazh për durim, qëndresë dhe dinjitet

Shpërndaje

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka vijuar sot komunikimin e tij simbolik në rrjetet sociale, duke publikuar poezinë e njohur “Në mundsh” të autorit britanik Rudyard Kipling, në përkthim të Robert Shvarcit.

Postimi vjen pas disa ditësh me mesazhe të koduara nga ambasadori, të cilat kanë ngjallur reagime dhe interpretime të shumta në opinion, veçanërisht në kontekstin e debatit për pozitën e gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Poezia “Në mundsh” përcjell vlera si durimi, vetëpërmbajtja, qëndresa përballë padrejtësisë, ruajtja e dinjitetit dhe besimi te vetja, duke u lexuar nga ndjekësit si një mesazh i qartë moral dhe etik në një klimë të tensionuar shoqërore e politike.

Ambasadori e ka shoqëruar postimin me hashtagun #LeximiSëDielës, ndërsa reagimet në rrjete sociale kanë qenë të shumta, me komente që e shohin këtë veprim si vazhdimësi të një qëndrimi të matur, por domethënës diplomatik.