RajoniTop Lajme

Në Çikago ngritet flamuri i Kosovës për 18 vjetorin e pavarësisë

Shpërndaje

Për nder të 18-vjetorit të Pavarësisë, të premten në Çikago është ngritur flamuri i Kosovës përkrah atij të Shteteve të Bashkuara dhe të qytetit të Çikagos.

Konsullata e Kosovës në Iowa bëri të ditur se në ceremoni morën pjesë drejtuesit e konsullatës, të cilët falënderuan Komunitetin Shqiptar të Illinois-it për përkushtimin e tyre ndaj Kosovës.

Postimi i plote:

Për nder të 18 vjetorit të Pavarësisë, të premten në Çikago është bërë ngritja e Flamurit të Kosovës përkrah flamujve të Shteteve të Bashkuara dhe të qytetit të Çikagos.

Drejtuesi i Konsullatës Drilon Zogaj dhe Sekretari i Parë, Fatmir Rrahmanaj gjatë ceremonisë kanë falënderuar drejtuesit e Komuniteti Shqiptar në Illinois-Albanian Community of Illinois dhe Shoqata Dardania për përkushtimin e tyre për Kosovën dhe bashkatdhetarët tanë në Illinois.