Aksion për pastrimin dhe kontrollin e rrjetit të kanalizimit në Çarshinë e Vjetër
Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, Komuna e Çairit, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike “Ujësjellës dhe Kanalizim”, ka nisur aksionin për inspektimin, pastrimin dhe kontrollimin e rrjetit të kanalizimit fekal dhe atij atmosferik në territorin e Çarshisë së Vjetër.
Aksioni është realizuar sot dhe do të vazhdojë edhe nesër, me qëllim sigurimin e funksionimit të rregullt të sistemit dhe parandalimin e vështirësive eventuale gjatë kësaj periudhe.
Kjo ndërhyrje synon garantimin e kushteve sa më të mira për qytetarët dhe bizneset e zonës.

