Presidenti Begaj: Bekuar qoftë Republika e Kosovës! Rroftë kombi shqiptar! Rrofshin miqtë e shqiptarëve!
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë solemne të organizuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, njofton albazone media.
Në një atmosferë festive dhe plot emocion, kreu i shtetit shqiptar përcolli mesazhe uniteti, mirënjohjeje dhe krenarie kombëtare, duke theksuar rëndësinë historike të shpalljes së pavarësisë dhe rrugëtimin e suksesshëm të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.
Presidenti Begaj vlerësoi sakrificën e brezave për liri, kontributin e aleatëve ndërkombëtarë dhe forcimin e vazhdueshëm të institucioneve demokratike të Kosovës. Ai nënvizoi se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës mbetet prioritet strategjik, duke u shprehur se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të bazuara në vlera të përbashkëta, histori dhe vizion euroatlantik.
Në përfundim të fjalës së tij, Presidenti Begaj deklaroi:
“Bekuar qoftë Republika e Kosovës! Rroftë kombi shqiptar! Rrofshin miqtë e shqiptarëve!”
Ceremonia u shënua me pjesëmarrjen e drejtuesve institucionalë, deputetëve, përfaqësuesve diplomatikë dhe personaliteteve të shumta nga jeta publike, duke reflektuar rëndësinë e kësaj date për mbarë kombin shqiptar./albazone.mk

