“Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush!”, Edi Rama publikon video nga telefonata me Thaçin (VIDEO)
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka publikuar video tek sa flet në telefon me ish-Presidentin Hashim Thaçi.
E plotë:
Prej vitesh telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është e vështirë emocionalisht, por sot Komandanti ishte si asnjëherë i qetë në zërin e tij, duke ma përsëritur dy herë, në fillim e në fund, “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush!”

