“Kosova zgjodhi paqen, Serbia luftën”, Thaçi nga Haga: I vetmi pushtet që kisha, ishte zëri im
“Kosova zgjodhi paqen, ndërsa Serbia luftën”, u shpreh Hashim Thaçi gjatë fjalës së tij në Hagë.
Ai u shpreh se i vetmi pushtet që ka pasur ka qenë pushteti i zërit të tij.
Më tej ai tha se u ka bërë thirrje serbëve lokalë që të qëndrojnë dhe të ndërtojnë një të ardhme së bashku, ndërsa shtoi se edhe pse nuk ishte e lehtë për tu bërë, ishte gjëja e duhur.
“Kosova zgjodhi paqen, Serbia luftën.
Gjatë tërë kësaj kohe, i vetmi pushtet që kisha unë, ishte ai i zërit tim. Të nderuar gjyqtarë, siç e keni parë, e përdora zërin tim për të promovuar një shoqëri tolerante në Kosovë, u bëra thirrje serbëve lokale të qëndrojnë shtëpitë e tyre dhe të ndërtojnë të ardhmen me ne. Sikurse edhe ne ishim viktima të Millosheviç. Nuk ishte e lehtë të bëje këtë pas saj që kishte ndodhur, por ishte gjëja më e drejtë dhe e duhur. Kur në Kosovë po hapeshin varre për mijëra viktima, mijëra të zhdukur nuk gjendeshin dhe mijëra pengje ishin marrë në Serbi. Kosova ishte më e rëndësishme se fati im personal.”, u shpreh Hashim Thaçi.

