SKANDAL: Bllokimi dhe devijimi i Korridorit 8 u bë me urdhër të Vuçiçit, e konfirmon vetë ministri i Sërbisë
Urdhërin për ndërprerjen e punimeve në Korridorin 8, si dhe planet për bllokimin e plotë të këtjj projekti dhe devijimin e të njëjtit e ka dhënë Presidenti i Sërbisë, Aleksandër Vuçiç, ndërsa e ka realizuar Qeveria e Hristian Mickoskit, që në 6 muajt e parë të ardhjes në pushtet.
Këtë nuk e themi ne, por e ka konfirmuar personalisht Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Sërbisë, Goran Vesic, në një deklara zyrtate të transmetuar nga Agjencia Bullgare e lajmeve, BGNES, që në tetor të vitit 2024. ( https://www.bgnes.com/…/belgrade-we-have-eliminated… )
Në këtë deklaratë ministri sërb e quan fitore të Sërbisë ndaj perëndimit, devijimin e Korridorit 8 dhe ridestinimin e investimeve në Korridorin 10 që do lidh Sërbinë me Greqinë dhe siç thotë ai “Sërbinë e bën epiqendër të rajonit”. Agjencia BGNES që citon ministrin serb, shkruan se Ministri i Transportit të RMV-së, Aleksandër Nikollovski ka provuar që mjetet e siguruara nga fonde ndërkombëtare për Korridorin 8 t’i ridestinon në interes të korridorit 10 që avancon Sërbinë.
Të nderuar qytetarë!
Kjo është e vërteta e devijimit të Korridorit 8, vendimit për të bllokuar aksin Trebenishtë-Strugë me çka Struga përjashtohet nga Korridori 8 dhe mbetet e izoluar totalisht. Në këtë skenarë, siç njoftuam që nga 10 mars, kemi informacione të sigurta se pas Strugës, do të izolohet edhe rajoni i Pollogut dhe Kërçovës dhe prioritet do t’i jepet ndërtimit të një autostrade Manastir-Ohër me çka Korridori 8 devijohet dhe lidhet me Korridorin 10, ndërsa Sërbia bëhet përfundimisht epiqendër dhe bllokon lidhjen e vendit tonë me Perëndimin.
Ju bëjmë thirje partive të koalicionit VLEN që të mos heshtin dhe relativizojnë planet e Vuçiçit kundër shqiptarëve, të mos defokusojnë me akuza të politikës ditore, por urgjentisht të bllokojnë këto projekte ogurzeza të Botës sërbe ose të paktën të distancohen nga kjo Qeveri! Kjo është një kauzë e vërtetë kombëtare që tejkalon kolltuqet qeveritare dhe interesat partiake, por kërkon unifikimin e klasës politike shqiptare dhe involvimin e faktorit ndlrkombëtar, SHBA-së, NATO-s dhe Bashkimit Europian.
– Aleanca për Shqiptarët
Ziadin Sela, Kryetar

