Aliu: Mimoza Musa, nënkryetare e VLEN-it
Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, në një intervistë për emisionin “Dialog” në Lajm TV, ndër të tjera ka folur edhe për pozitën të cilën do ta ketë Aleanca për Shqiptarë në VLEN, përcjell tetova1
Azir Aliu: Mimoza Musa është përfaqësuese… do të jetë nënkryetare e VLENL-it, pasiqë siç e dini, këtu i kemi 5 përfaqësues, ku edhe aspektin gjinor, edhe aspektin e vlerave dhe aspektin e përfaqësimit të Aleancës për Shqiptarët, ashtu siç kemi qenë çdo here ndryshe, ndryshe jemi edhe sot. Pra, Ilir Demiri, është vlerë që ka qenë dhe është pjesë e Aleancës për Shqiptarët. Ilir Demiri është në proces, le të themi të dhënies së kontributit të tij professional, për të krijuar këto rregulla dhe statutin e partisë. Une përfaqësoj grupin punues, jemi 4-5 antarë, 5 antarë më falni të grupit punues që përgatisim si në aspekt administrativ, ashtu edhe në aspekt legjislativ strukturën.
Gazetari: A mund t’i thoni emrat tjerë?
Azir Aliu: Do të kemi një press-konferencë bashkë… Ju informojë që jemi shumë afër të dhënies së rezultatit përfundimtar të organizimit të ri politik të partisë tani jo më koalicionit VLEN.

