Kosova nuk zgjodhi Presidentin e ri, reagon Vjosa Osmani: Rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli
Me anë të një postimi në Facebook, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një “mision” për “hapjen e rrugëve të mbyllura nga padrejtësitë”.
Ajo e ka cilësuar “natë të rëndë për Kosovën” dështimin e së martës për të zgjedhur presidentin dhe rrjedhimisht dërgimin në zgjedhje të reja.
“Mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kosovën, por ky popull ka ditur të ngrihet edhe nga momente shumë më të rënda. Prandaj ka ardhur momenti që të japim dashuri dhe vetëm dashuri për vendin tonë. Mjaft më me propagandë, mjaft më me urrejtje, mjaft më me përçarje e me ndjellje të frikës. Mjaft më. Aty ku ka urrejtje duhet të sjellim vetëm dashuri për njëri-tjetrin dhe vendin tonë. Aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë e aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Ju ftoj të bashkoheni në këtë mision se rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli”, ka thënë Osmani.

