Mexhiti: VLEN erdhi në kohën e duhur, si forcë që i bashkon dhe i faktorizon shqiptarët
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në Kongresin e parë të partisë VLEN tha se bashkimi i pesë partive në një koalicion erdhi në kohën e duhur.
Postimi:
VLEN u bë NJË!
Sonte u shkrua një kapitull i ri për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Jo me fjalë, por me vendim. Jo me pazare, por besim. Jo me ndarje, por me bashkim.
Nga shumë zëra… në NJË zë.
Nga shumë parti… në NJË forcë.
Nga shpresa… në fitore.
VLEN është NJË!
Një parti. Një drejtim. Një qëllim. Një front shqiptar.
Ky bashkim nuk lindi për të mbajtur karrige. Ky bashkim lindi për të ndryshuar historinë politike shqiptare.
Sepse shqiptarët nuk duan më justifikime.
Duan rezultat. Duan zhvillim. Duan punë. Duan politikë që faktorizon vërtetë shqiptarët. Duan fuqi shqiptare që vendos.
Dhe ajo fuqi sot ka emër: VLEN!
Koha e përçarjeve mori fund. Koha e shqiptarëve që bashkohen ka ardhur. Koha e shqiptarëve që fitojnë ka filluar.
NJË zë. NJË forcë. NJË fitore. VLEN NJË!
Ky nuk është fillimi i një partie. Ky është fillimi i një epoke të re shqiptare!

