RajoniTop Lajme

Protestë madhështore në Tiranë, mijëra qytetarë revoltë para Kryeministrisë: Rama të japë dorëheqjen! Shqipëria nuk shitet!

Shpërndaje

Ka nisur protesta e pestë radhazi e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.

Grumbullimi i qytetarëve u bë sërish në sheshin “Skënderbej” dhe më pas nisi marshimi drejt Kryeministrisë. “Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë”, është slogani i protestës së sotme.

Thirrjet e forta në protestë sërish nuk munguan; “Rama të japë dorëheqjen! Shqipëria nuk shitet”!

Qytetarët e kanë bërë të qartë se kjo protestë është jashtë politikës dhe kjo është vënë re edhe gjatë protestave të mëparshme ku qytetarët thërrisni “Rama n’burg, Berisha n’burg’.

Tubimi i djeshëm nisi me tensione ku policia kishte vendosur gardhe metalikë, gjë që nuk i ka penguar qytetarët të bashkohen pas përplasjes me efektivët apo faktit që ndaj tyre u përdor ujë me piper nga autobotet.

Protestuesit i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama nga sheshi para Kryeministrisë që të japë dorëheqjen nëse i ka mbetur gjak shqiptari.