Rama për “Vanity Fair”: Mundësi e përsosur për dorëheqje vetëm nëse hyjmë në BE
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një sërë përgjigjesh lidhur me çështjet e aktualitetit.
Në një intervistë për “Vanity Fair Italia”, Rama deklaroi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, si një reagim ky ndaj thirrjeve të protestuesve qytetarë.
Sipas Ramës, takimi i parë i Shqipërisë si shtet anëtar do të ishte mundësia e përsosur për të lënë dorëheqjen.
“Për sa kohë që ndiej zjarrin e pasionit, do të qëndroj. Nëse Shqipëria do të pranohej vërtet në BE, takimi i parë si shtet anëtar do të ishte mundësia e përsosur për të dhënë dorëheqjen”,-shprehet Rama.

