Kapet pa patentë shoferi, policia i sekuestron veturën “Audi”
Policia e Gostivarit ka arrestuar një 22-vjeçar nga Vrapçishti, pasi drejtonte automjetin pa patentë shoferi, raporton Tetovasot.
Ngjarja ka ndodhur më 18 qershor në fshatin Toplicë, ku gjatë kontrollit në trafik është ndaluar automjeti “Audi” me targa të Gostivarit që drejtohej nga K.U. (22).
Pas verifikimeve është konstatuar se ai nuk posedonte patentë shoferi. Automjeti është sekuestruar, ndërsa ndaj tij do të ngritet procedurë përkatëse pas dokumentimit të rastit.

