BotaTop Lajme

SHBA optimiste për marrëveshje mbi ngushticën e Hormuzit: Ka përparim mes Iranit dhe Omanit

Shpërndaje

SHBA- Një zyrtar amerikan ka deklaruar se po bëhet një përparim në bisedimet midis Omanit dhe Iranit për Ngushticën e Hormuzit. Sipas tij, pasi të njoftohet një marrëveshje për të rivendosur transportin tregtar të pakufizuar, Shtetet e Bashkuara do të heqin bllokadën e porteve iraniane.

“Ka përparim mes Omanit dhe Iranit për ngushticën dhe presim një marrëveshje së shpejti. Si gjithmonë, veprimet amerikane do të vazhdojnë të lidhen me zbatimin e angazhimeve të Iranit,” tha ai.