Trump: Të gjitha minat në Hormuz janë hequr ose shpërthyer
Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit janë hequr ose shpërthyer.
“Marina Amerikane sapo më ka informuar se të gjitha minat në ujërat ndërkombëtare në Ngushticën e Hormuzit janë hequr dhe/ose shpërthyer’, shkruajti preisdenti Trump.
Sakaq kreu i Shtëpisë së Bardhë ka paralajmëruar shkatërrimin e çdo mjeti lundrues që vendon mina përgjatë rrugës ujore.
‘Irani është paralajmëruar se çdo anije ose mjet lundrues që vendos mina të reja do të shkatërrohet menjëherë dhe sistematikisht”, shkroi Trump në llogarinë e tij në mediat sociale, duke theksuar se “ekziston një politikë absolute zero tolerance në lidhje me vendosjen e minave”.

