RajoniTop Lajme

Hamza pas takimit me Kurtin: Kërkojmë aprovimin final të Ligjit, pastaj PDK e gatshme të gjejë zgjidhje për presidentin

Shpërndaje

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për mediat pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.

Hamza ka ripërsëritur kërkesën e PDK-së për aprovimin e ligjit për specialen në dy leximet, ‘’aprovimin final’’ të tij.

‘’Vazhdimisht po e them kërkesa e PDK-së është aprovimi i ligjit në dy lexime, aprovimi final i ligjit, pastaj PDK është e gatshme në të njëjtën ditë, në seancën e radhës, me bisedu me gjet zgjidhjen për presidentin dhe me i dhanë votat për presidentin. Bisedat i kemi përfundu, janë edhe disa ditë ku kemi mundësi me arrit marrëveshjen, nuk e di a do të ndodh marrëveshja, por përndryshe kjo është kërkesa jonë dhe nuk ka të bëjë me nevojën për PDK’në, ligji kalon nevojat përtej PDK-së, dhe ka të bëjë me një çështje tjetër’’, ka deklaruar ai.