MaqedoniTop Lajme

Qeveria vazhdon masën për uljen e TVSH-së për naftën, deri më 20 tetor

Shpërndaje

Qeveria vazhdon masën për uljen e TVSH-së për naftën, deri më 20 tetor
Qeveria do ta vazhdojë deri më 20 tetor 2026 masën për uljen e TVSH-së për naftën, nga 18 në 10 për qind. Këtë e bëri të ditur ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

“Me këtë masë ndikojmë në çmimet me pakicë të karburanteve dhe zbusim presionet e jashtme të çmimeve, me qëllim që të ulim barrën financiare për qytetarët dhe ekonominë. Vazhdojmë t’i ndjekim me kujdes zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe të reagojmë me kohë me masa që kontribuojnë në mbrojtjen e standardit të jetesës dhe stabilitetit ekonomik”, tha ajo.

Sipas ministres, masa synon të mbrojë standardin e qytetarëve dhe stabilitetin e ekonomisë vendore.