Afrim Gashi në mbështetje të kandidatit të VLEN-it për kryetar të Bërvenicës, Jakup Huseini
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, së bashku me përfaqësues të VLEN-it, zhvilloi një takim me banorët e Çellopekut të Bërvenicës, ku u diskutuan nga afër shqetësimet, pritshmëritë dhe nevojat e qytetarëve.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe me bisedë të hapur, u riafirmua përkushtimi për mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e Komunës së Bërvenicës.
Postimi i plotë:
Në Çellopek të Bërvenicës, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Bekim Sali, deputetin Adnan Azizi, ish deputetin Salim Sulejmani, si dhe me kandidatin e VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, zhvilluam një takim pozitiv me banorët, ku patëm mundësi të dëgjojmë nga afër mendimet, shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre.
I faleminderova për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedën e hapur, ndërkaq theksuam mbështetjen dhe angazhimin tonë për mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e Komunës.

