KSHZ: Në Bërvenicë votuan 92 persona, procesi pa probleme
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njoftoi se votimi në Komunën e Bërvenicës ka nisur në orën 07:00 dhe po zhvillohet pa pengesa apo parregullsi të raportuara.
Sipas KSHZ-së, nga 88 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm të paraqitur për votim, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 85 prej tyre.
Ndërkohë, nga nëntë persona të regjistruar në listën zgjedhore që ndodhen në burg ose paraburgim, kanë votuar shtatë.
Votimi për këtë kategori është organizuar në tri institucione korrektuese, në Shkup, Shtip dhe Tetovë.
Në total, deri në momentin e raportimit, kanë votuar 92 persona nga këto dy kategori.

