MaqedoniTop Lajme

Bastisen 47 objekte, arrestohen 16 persona për drogë dhe armë

Shpërndaje

Aksion i përforcuar policor në territorin e mbarë vendit: Janë kryer 47 bastisje, janë privuar nga liria 16 persona, janë sekuestruar drogë, armë dhe municion

Më 16/17.10.2026, Departamenti i Policisë Kriminalistike, në koordinim me të gjithë sektorët për punë të brendshme dhe Njësinë e Qenve të Shërbimot, ndërmori masa dhe aktivitete të shtuara në territorin e gjithë vendit, me qëllim zbulimin dhe luftimin e kriminalitetit, veçanërisht të tregtisë së paligjshme të drogës dhe posedimit të paligjshëm të armëve.

Në kuadër të aksionit u realizuan 47 bastisje në shtëpi dhe ambiente të tjera ndihmëse në disa lokacione në të gjithë vendin.

Gjatë bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e madhe marihuane, disa paketime me kokainë, si dhe paketime më të vogla me kokainë, të përgatitura për shitje të mëtejshme. Gjithashtu, janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri – pistoleta dhe pushkë, municion i llojeve të ndryshme, para dhe sende të tjera për të cilat ekzistojnë dyshime se burojnë nga vepra penale.

Gjatë aksionit, 16 persona janë privuar nga liria, ndërsa janë ngritur 11 kallëzime penale për veprat penale „Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“, sipas nenit 215, dhe „Prodhimi, mbajtja dhe tregtimi i palejuar i armëve ose i lëndëve shpërthyese“, sipas nenit 396 të Kodit Penal.

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me aktivitetet intensive për zbulimin dhe sanksionimin e të gjitha formave të kriminalitetit, me qëllim krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe rritjen e sigurisë për të gjithë qytetarët.