Deputeti i Parlamentit të Serbisë: Amerika nuk lejon ndarje të Kosovës
Deputeti në Kuvendin e Serbisë dhe ish-ministri për Kosovë në Qeverinë e serbe, Goran Bogdanoviq, tha se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, sepse kjo çështje për Shtetet e Bashkuara dhe pjesën më të madhe të vendeve të BE-së është një kapitull i mbyllur.
Bogdanoviq vlerësoi se serbët në Kosovë nga viti 2012 nuk kanë fituar asgjë, përveç se janë gjithnjë e më pak.
Bogdanoviq, duke folur në Televizionin N1, përkujtoi se në deklaratat e zyrtarëve serbë nëpër tabloid, me muaj të tërë vërehet përforcimi i retorikës, dhe se herë pas herë dëgjohen edhe deklarata të tilla se si Prishtina planifikon ta marrë veriun e Kosovës.
“Kurse, ne të gjithë e dimë se (sipas Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013) veriu është integruar në sistemin kushtetues dhe ligjor të Kosovës dhe nuk shoh asnjë arsye pse shqiptarët do të përdornin forcën, kur i kanë të gjitha këto (…) Kjo retorikë dhe deklarata që plasohen gjatë muajve të fundit, që përputhen me shkrimet tabloideve pro-qeveritare, shkojnë në atë drejtim për t’i bindur serbët se nuk ka asgjë nga Kosova. Këtë e thotë edhe vetë presidenti – ne nuk kemi asgjë, dhe pastaj thotë nuk do ta japim Ujmanin, nuk e japim Trepçën… Këto kontradikta dhe gënjeshtra edhe më shumë i hutojnë dhe shqetësojnë njerëzit në Kosovë “, tha ai.
Gjithashtu thotë se kur diçka paralajmërohet në opinion, kjo do të thotë se nuk do ketë asgjë prej saj.
“Atje [në Kosovë] askush nuk i beson më askujt. Kam frikë se nëse vjen deri te një situatë serioze, para së gjithash ne serbët nuk do të besojmë se është aq serioz “, tha Bogdanoviq.
Ai ka kritikoi ashpër deklaratën e kreut të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq se ndarja e Kosovës është zgjidhja më e mirë, duke theksuar se ministri shkel Kushtetutën e Serbisë me një deklaratë të tillë.
“Megjithëse, nuk është sekret se 99 për qind e njerëzve në veri të Kosovës janë për ndarje, kjo nuk do të thotë që Kushtetuta nuk duhet të respektohet dhe se përmes bisedimeve të arrihet një zgjidhje. Por kjo zgjidhje duhet të ketë pëlqimin e serbëve në Kosovë. Nuk është e lehtë askund, por më e lehtë për është për neve në veri, sesa për serbët në jug të Ibrit”, tha Bogdanoviq.
Ai gjithashtu tha se vërehet që kohët e fundit që shumë njerëz kritikojnë Listën Serbe, por ai nuk i përket të tillëve, sepse e di se nuk është e lehtë të jesh në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës.
Bogdanoviq tha se serbët e Kosovës nuk duhet gjithmonë ta dëgjojnë Beogradin, por vetë duhet të luftojnë për disa gjëra.