NASA dërgon fluturake në afërsi të Diellit
Agjencia kozmike amerikane (NASA) është në fazën përfundimtare me përgatitjet për lansimin e fluturakes, mision i së cilës do të jetë t’i afrohet Diellit, në distancë në të cilën deri më tani asnjëherë, asnjë objekt i bërë nga njeriu nuk ka arritur.
Njëra nga misionet më ambicioze në histori të hulumtimit njerëzor të Kozmosit duhet të fillojë të shtunën, për kur është caktuar lansimi i sondës solare “Parker”.
Qëllimi përfundimtar i kësaj sonde është që të arrijë në atmosferën e sipërme të Diellit, ku do të ekspozohet në rrezatim ekstrem dhe temperaturë deri 1.377 gradë Celsius, që është temperaturë shumë e lartë nga pika e shkrirjes të pjesës më të madhe të legurave të çelikut.
Që t’i përballojë këto temperatura mburoja e jashtme keramike e sondës do të mbulohet me fibra karboni, të cilat duhet t’i mundësojnë të durojë temperaturë deri në 1.650 gradë.
Pas lansimit, fluturakja do të udhëtojë me shpejtësi rekorde nga 690.000 kilometra në orë dhe do të nevojiten gjashtë vite të arrijë deri në Diell.