Bota

Flet shoferi i kamionit që u ndal në cepin e urës së shembur

Shpërndaje

Shoferi i kamionit F.L. ia doli që mu në momentin e duhur ndalte automjetin e vet në urën e shembur në Gjenova . Kështu ai ia doli të mos binte nga lartësia prej 45 metrash.

Ai sot ka treguar e ka përshkruar se si e ka parë zhdukjen e autostradës para vetes.

Shoferi 37 vjeçar po kthehej sipër urës Morandi të gjatë 650 metra pasi kishte bërë shpërndarjen e furnizimeve kur e pa me sy shembjen, përcjellin medie të huaja.

“E pashë rrugën tek shembej, me të gjithë automobilat mbi të që i kisha para vetes”, u tha ai shpëtimtarëve pas shembjes së të tmerrshme të urës në të cilën vdiqën 40 veta.
Kamioni i tij i gjelbër zuri mediet botërore,

Ai edhe sot vërehet në viadukt , i lënë në vendin ku ai e kishte ndaluar me frerë. Pas ndalimit shoferi kishte kërcyer nga kabina e vet dhe ishte strehuar në vend të sigurt.

“Shoferi edhe më tej është në gjendje shoku, por nuk është i lënduar”, ka thënë Giovani D’Alessandro, drejtor i supermarketit nga i cili ai bartte mallra.