Maqedoni

Policia intervenon në Gjykatë: Gjendet gaz lotsjellës në seancën për ngjarjet e 27 Prillit

Shpërndaje

Në Gjykatën Penale në vazhdimin e seancës për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, te një familjar i njërit prej të akuzuarve policia gjyqësore ka gjetur gaz lotsjellës.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska menjëherë ka urdhëruar që ta largojnë nga gjykata Monka Spasovska Dodovska, ndërsa gjithashtu ka ndaluar që të paraqitet në seancat e ardhshme për këtë lëndë.